Politika

Kontrabandë në dogana, përgjigjet qeveria

Qeveria hedh poshtë akuzat e një ish-nëpunësi për kontrabandë në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës. Përgjigjja e publikuar në portalin “Transparenca.al” sqaron të gjithë dinamikën e ngjarjes lidhur me periudhën për të cilin akuzon ish-nëpunësi Ilir Çela se janë kryer shkelje të kontrabandës.

Në përgjigje theksohet se për të evituar shkeljet krerët e doganave të palës shqiptare dhe asaj greke, shkëmbejnë të gjitha deklaratat e eksport-importeve për mallrat e akcizës, për të vërtetuar të gjitha rastet e dyshuara të kontrabandës dhe shkeljeve të tjera.

Në artikull sqarohet se një rast, i cili u evidentua në dhjetor të 2014-s, vazhdon të jetë ende në proces hetimi. Ndërsa lidhur me pretendimin e ish-nëpunësit Ilir Çela për largim nga detyra në 2005-n, thuhet se personi në fjalë nuk ka pasur asnjë akuzë nga organet e drejtësisë për kontrabandë.

“Shtetasit Ilir Çela të rimarrë në punë në një periudhë prove, nuk i është konfirmuar statusi i nëpunësit civil dhe është larguar nga puna për mungesë integriteti dhe performancë të ulët në kryerjen e detyrës”, thuhet në artikullin e publikuar në “Transparenca.al”.

Përgjigjja tek “Transparenca.al”:

Në fund të çdo dite, në zbatim të Protokoll-Marrëveshjeve bilaterale, Kryetarët e Degëve Doganore të palës shqiptare dhe asaj greke, shkëmbejnë të gjitha deklaratat e eksport-importeve për mallrat e akcizës(duhan – cigare, pije alkoolike, etj.), për të vërtetuar të gjitha rastet e dyshuara të kontrabandës dhe shkeljeve të tjera. Gjithashtu, kjo procedurë kryhet me të gjithë homologët kufitarë (Greqi, Itali, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni) dhe me anë të saj sigurohet informacioni për të gjitha eksportet dhe transitet e ngarkesave me akcizë, që kanë për destinacion Shqipërinë.

Për rastin specifik që përmend i intervistuari, në dhjetor të vitit 2014 Departamenti Operativ Hetimor i Doganës ka zbuluar një rast kontrabandë në Degën Doganore Kakavijë dhe ky rast është hetuar nga strukturat e hetimit të këtij Departamenti. Çështja është referuar në Prokurori në datë 16.03.2015 për hetime të mëtejshme, por Prokuroria e mbylli çështjen. Ka qenë institucioni i Doganës e cila e ankimoi sërish çështjen në Gjykatë, për të mos e kaluar këtë rast në heshtje. Pas ankimimit të Doganës, Gjykata prishi vendimin e pushimit të çështjes dhe rasti vijon të jetë në hetim. Masat disiplinore të ndërmarra janë dhënë sipas legjislacionit doganor në fuqi.

Sa i përket pretendimeve në drejtim të Drejtorit të Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë akuzë nga organet e drejtësisë për kontrabandë.

Ish-inspektori i cili ka zhvilluar intervistën për portalin Opinion.al, shtetasi Ilir Çela, ka qenë punonjës i Administratës Doganore për periudhën 1994-1999, gjatë së cilës i janë dhënë dy masa disiplinore dhe më pas është larguar nga detyra për favorizim të kontrabandës. Pas 15 vjetësh, shtetasit Ilir Çela të rimarrë në punë në një periudhë prove, nuk i është konfirmuar statusi i nëpunësit civil dhe është larguar nga puna për mungesë integriteti dhe performancë të ulët në kryerjen e detyrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button