☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,793 ▼0.33%
DOW 51,170 ▼0.68%
NASDAQ 27,473 ▼0.46%
NAFTA 89.04 ▼0.45%
ARI 4,134 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,420 ▼ -2.61% ETH $2,567 ▼ -4.87% XRP $1.4307 ▼ -4.81% SOL $116.8800 ▼ -2.93%
S&P 500 7,793 ▼0.33 % DOW 51,170 ▼0.68 % NASDAQ 27,473 ▼0.46 % NAFTA 89.04 ▼0.45 % ARI 4,134 ▼1.27 % S&P 500 7,793 ▼0.33 % DOW 51,170 ▼0.68 % NASDAQ 27,473 ▼0.46 % NAFTA 89.04 ▼0.45 % ARI 4,134 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kontroll i befasishëm në qelitë “41-bis” të Burgut të Peqinit, hiqen nga mjetet prerëse, te karriget dhe tenxheret! Ci

Në burg janë të ndaluara jo vetëm sendet që përbëjnë shkelje ligji, por edhe ato që mund të përbëjnë luks dhe që sipas rregullores së sistemit penitenciar, vlerësohen si të tepërta.

Me këtë filozofi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur aksionin për heqjen e sendeve që konsiderohen të panevojshme për një të burgosur apo të paraburgosur.

Aksioni, siç mëson ekskluzivisht gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është zhvilluar orët e fundit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në regjimin 41 bis, ku dhe janë kontrolluar të gjitha qelitë prej forcave operacionale.

Në përfundim të disa orëve kontroll blic, janë hequr prej andej karriget plastike dhe të drurit, disa lloje tenxheresh, materiali i të cilave mund të konvertohet në thika, biçakë që përdoren për qërimin e frutave dhe perimeve, që prodhohen nga fshesat dhe materiale të tjera.

Sipas një plani të nisur nga muaji prill, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që po mban aksione për zbulimin e telefonave dhe të dozave të drogës në burgje, në qeli po tentohet të lejohen vetëm sendet personale, vetëm për konsum personal.

Më herët, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në disa burgje të tjera, si në Durrës dhe Drenovë, u zbuluan aparate telefonash, që janë dërguar për ekspertim në laboratorët e SPAK.

Ndërkohë që telefonat janë zbuluar në ambiente të përbashkëta, hetimet po kryhen ndaj personave konkretë që dyshohen për futje të sendeve të ndaluara në burg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.