Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 06 April 2026
S&P 500 6,591 ▲0.12%
DOW 46,514 ▲0.02%
NASDAQ 21,924 ▲0.2%
NAFTA 113.44 ▲1.7%
ARI 4,687 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,426 ▲ +3.1% ETH $2,131 ▲ +3.43% XRP $1.3377 ▲ +2.78% SOL $81.5000 ▲ +2.08%
S&P 500 6,591 ▲0.12 % DOW 46,514 ▲0.02 % NASDAQ 21,924 ▲0.2 % NAFTA 113.44 ▲1.7 % ARI 4,687 ▲0.15 % S&P 500 6,591 ▲0.12 % DOW 46,514 ▲0.02 % NASDAQ 21,924 ▲0.2 % NAFTA 113.44 ▲1.7 % ARI 4,687 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Amerika

Kontrolli i armëve, kaos në Kongresin amerikan

Pamje të pazakonta kaosi erdhën të mërkurën nga Dhoma e Ulët e Kongresit amerikan. Një grup demokratësh organizuan një protest brenda sallës kundër refuzimit të republikanëve për të hedhur në votë një rezolutë që parashikon kufizimin e blerjeve të armëve.

Ligjvënësit thanë se po përpiqeshin të bindnin kryetarin e saj Paul Ryan, udhëheqës i shumicës republikane, që të anulojë pushimin një-javor të planifikuar për javën e ardhshme. Protesta ndodhi pas masakrës së Orlandos, më vdekjeprurësja në historinë moderne të SHBA-së që i kushtoi jetën 49 personave.

Demokratët bënë thirrje për zhvillimin e një debati dhe votimi mbi masat për të zgjeruar kontrollet ndaj personave që blejnë armë si dhe për të mos lejuar blerjen e armëve nga ata që dyshohen si terroristë. Disa prej tyre u ulën në dysheme, duke i lënë të habitur republikanët me këtë taktikë që është e zakonshme për protestat në rrugë, por jo në Kongres.

Protesta drejtohej nga ikona e të drejtave civile, John Lewis nga Georgia, i cili tha se “në 12 vitet e fundit krimet me armë morën më shumë jetë amerikanësh sesa SIDA dhe mbidozat e lëndëve narkotike së bashku”.

Ligjvënësi republikan që kryesonte seancën, Ted Poe i Teksasit, deklaroi pezullimin e saj dhe dha urdhër të ndërpritej mbulimi televiziv, por demokratët vazhduan të përcillnin imazhet përmes telefonëve celularë. Pasi protesa hyri në orën e saj të dhjetë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesëve, Paul Ryan u përpoq të rivendoste kontrollin, por pa sukses.

Më pas, u largua mes thirrjeve të demokratëve “T’ju vijë turp”.
Ata filluan të këndonin “We shall overcome” dhe lexuan emrat e viktimave të sulmeve me armë zjarri. Disa përfaqësues demokratë kishin marrë me vete jastëkë dhe batanije të cilat i shtruan në dysheme. Jashtë Kongresit disa qindra aktivistë për kufizimin e armëve të zjarrit u mblodhën për të mbështetur demokratët, duke bërtitur “qëndroni atje” apo “bëni punën tuaj”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.