☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 89.73 ▼1.51%
ARI 4,181 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,243 ▲ +1.51% ETH $2,725 ▲ +1.14% XRP $1.5210 ▲ +1.75% SOL $121.6700 ▲ +0.5%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 89.73 ▼1.51 % ARI 4,181 ▲0.44 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 89.73 ▼1.51 % ARI 4,181 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

Avokati Arbër Hoxhaj deklaroi se suprimimi i gjykatave të Apelit ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë.

“U suprimuan gjykatat e Apelit dhe u krijua vetëm një e tillë. Kjo ka sjellë shumë probleme dhe e ka kolapsuar sistemin. Ka vetëm 32 gjyqtarë, nuk ka ambiente për të gjykuar, ka vetëm 4 salla gjykimi penale. Edhe në kohën e komunizmit ka qenë më i lartë solemniteti i gjykimit. Kolapsimi i sistemit erdhi nga moskonsultimi. Është e vërtetë që Italia është e ndarë në 20 rajone dhe këto rajone kanë pothuajse popullsi sa Shqipëria dhe kanë vetëm një Gjykatë Apeli, siç është Pulja. Por, ne nuk kemi kapacitetet e Italisë”, tha Hoxhaj në studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

“Mbi të gjitha ne nuk kemi infrastrukturën e Italisë. Vendi fqinj ka transport publik, ka trena e gjithçka tjetër. Ndërsa një qytetar nga Saranda duhet të bëjë 4-5 orë me makinë për të ardhur në Tiranë. Është hequr aksesi në drejtësi. Për mua, Prokuroria e Posaçme duhet të nisë procedim penal për anëtarët e KLGJ-së që kanë bërë këtë gjëmë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Duhet të hapen të paktën edhe dy gjykata të tjera, një në Shkodër e një në Vlorë”, shtoi avokati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.