Kopshti në ballkon, ja se çfarë tregon për ju
Që nga Nikolë Kidman te Johnny Depp, duke kaluar te Naomi Watts…ajo e kultivimit të luleve dhe perimeve në ballkon po kthehet në një tendencë, e cila po përhapet gjithnjë e më shumë, madje edhe mes yjeve të Hollivudit.
Pensionistë, shtëpiake, por edhe tregtarë dhe sipërmarrës…të gjithë duket se kanë filluar të merren me mbjelljen në ballkon të specave djegës, të domateve të vogla, të farave dhe të erëzave të ndryshme, përveç luleve.
Mania e ballkonit urban
Përveç luleve të ndryshme dhe borzilokut disa persona po zhvillojnë një trend të ri në ballkonet e tyre. Veçanërisht ata që jetojnë në qytet, nëpër ballkone po mbjellin edhe domate qershi, limona që nuk rriten shumë, si dhe lloje të ndryshme farëzash dhe erëzash. Gjithashtu, një vëmendje gjithnjë e më e madhe po i kushtohet estetikës dhe dizenjos së vazove për këto kultura dhe veçanërisht kombinimit të ngjyrave.
Ballkoni i ëndrrave
A keni dhe ju ndërmend që të filloni të kultivoni diçka në “kopshtin” e vogël të shtëpisë suaj? Eksperienca na thotë se një nga teknikat më të mira për të filluar diçka sa më suksesshëm është transformimi i saj në diçka që na pëlqen shumë. Këtë gjë duket se e di më mirë Davide Ciccarese, i cili në librin e tij “Il tuo balcone” (Ballkoni yt) jep disa udhëzime në zbulim të ballkonit të ëndrrave, që u përshtatet shijeve të gjithsecilit. A jeni kuriozë që të zbuloni ballkonin tuaj ideal? Ja atëherë dhjetë ballkonet për dhjetë personalitete të ndryshme:
Ballkoni aromatik
I pasur me erëza dhe lule erëmira, ai është një oaz lulesh dhe bimësh aromatike, të tilla si sherbela, rigoni, rozmarina dhe jasemini. Një kopsht i vogël ku mund të jetosh eksperienca aromaterapie të përditshme.
Ballkoni shumëngjyrësh
Ky ballkon është një lloj “tapeti” lulesh dhe bimësh shumëngjyrëshe me forma nga më të ndryshmet. Është i përshtatshëm për një ekologjist të lindur i cili/cila do të mbrojë biodiversitetin edhe në shtëpi; që i do lulet dhe dëshiron një oaz të vogël, por të “gjallë” e shumëngjyrësh, fatkeqësisht përreth një qyteti të betonizuar.
Ballkoni “i shijshëm”
Tërësisht ushqimor: është një ballkon i tipit “kultivoj dhe më pas gatuaj”, ku mund të rriten lule, erëza aromatike, fruta dhe perime, të gjitha për t’u shijuar. Ky ballkon është i përshtatshëm për këdo që e ndien veten sadopak kuzhinier-fermer dhe që nuk pushon asnjëherë duke improvizuar dhe shpikur në kuzhinë.
Ballkoni trendi
Një ballkon që shpreh dëshirën për të ekspozuar një florë të pazakontë, kurioze, ndryshe nga e përgjithshmja: bimë të egra ushqimore, perime apo lule, të cilat tërheqin në veçanti fluturat. Është perfekt për këdo që dëshiron që të shquhet si kopshtar profesionist, për këdo që është i pasionuar nga botanika dhe për këdo që do të jetë në hap me modën dhe tendencat e momentit.
Ballkoni esencial
Ky ballkon i dedikohet bukurisë së thjeshtësisë. Ai “jetohet” nga bimë të thjeshta, elegante dhe të thjeshta për t’u kultivuar, si tulipan, violë, lule në paraqitje të akullta etj. Është i përshtatshëm për këdo që e do thjeshtësinë, rregullin, bukurinë dhe ambientin e pastër.
Ballkoni i bollshëm
Në këtë lloj ballkoni ndodhen lule të gjelbra zvarritëse, hardhi rrushi, por edhe lule me ngjyra spektakolare. Ai është i përshtatshëm për këdo që do një ballkon plot jetë ku mund të shijojë bukurinë e luleve, por edhe vlerën e perimeve apo bimëve aromatike.
Ballkoni romantik
Në të janë lule romantike që duket se i përkasin një epoke tjetër, si lule bore, murriza apo lule me boçe shumëngjyrëshe. Është perfekt për këdo që dëshiron të jetojë momente romantike dhe do të ketë për vete një vend të vogël si parajsë botanike për të cilin mund të kujdeset mirë dhe ta ndajë me personat më të dashur.
Ballkoni rustik
Për këdo që ëndërron fshatin dhe pjesët e maleve, ky është ballkoni ideal: i thjeshtë, me shije, me lule që mund të kultivohen lehtë dhe bimë që sjellin në kohë jetesën e natyrës në fshat.
Ballkoni i thjeshtë
I thjeshtë dhe aspak banal, për ta kultivuar pa mendime dhe me pak vëmendje, por gjithsesi duke marrë rezultate të mëdha. Është i përshtatshëm për personat që kanë pak kohë dhe për ata që mendojnë se kanë shkuar kot për t’u marrë me diçka të tillë.
Ballkoni ekzotik
I pasur me bimë dhe lule të panjohura dhe misterioze (aloe vera, damigella) që na “sjellin” vende të largëta, kopshte ekzotike e të pazakonta. Ky ballkon është ideal për udhëtarët dhe ëndërrimtarët e botëve të tjera, që duan të thithin një ajër ekzotik gjatë gjithë vitit.