Korça dhe Erseka festojnë 28 Nëntorin, zhvillohen ceremonitë për Ditën e Pavarësisë
Edhe në qytetin e Korçës janë zhvilluar ceremonitë përkujtimore me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në aktivitetet zyrtare kanë marrë pjesë përfaqësues dhe zyrtarë të Bashkisë Korçë dhe të Prefekturës, të cilët kanë nderuar këtë datë historike përmes homazheve dhe vendosjes së kurorave me lule.
Ceremonitë janë mbajtur edhe në qytetin e Ersekës, ku në aktivitet ka marrë pjesë kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, së bashku me përfaqësues të tjerë vendorë dhe qytetarë. Edhe në Kolonjë, kjo ditë është përkujtuar me nderime për figurat dhe patriotët që kontribuuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.