Politika

Korçë- Topi: Negociatat e FRD me PS po vijojnë

Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ishte sot në qytetin e Korçës, ku mori pjesë proçesin e zgjedhjes së Kryetarit të Degës së FRD në këtë qytet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Bamir-Topi-ne-Korce-2Teksa ka uruar besimtarët Orthodoksë për festën e Pashkëve, Topi ka folur edhe në lidhje me negociatat që kjo forcë politike po bën me Partinë Socialiste për një koalicion të mundëshëm për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Në lidhje me këtë ish-Presidenti Topi është shprehur se negociatat me PS po vijojnë dhe se asgjë nuk ka përfunduar. “Çdo parti orientohet drejt bashkëpunimit”, është shprehur ai teksa ka theksuar se FRD-ja ka demonstruar forcën e saj.

Bamir Topi ne Korce (1)Kryetari i FRD ka folur edhe rreth dekriminalizimit të parlamentit, duke u shprehur se problemi qëndron në faktin që parlamenti është ndërtuar mbi bazën e nje kodi zgjedhor që i ka dhënë hapesira të shumta të cilat nuk i takojnë dhe kjo bën që deputetët të kenë një sjellje arrogante.

“Ne jemi në linjën e pastrimit të politikës dhe kjo nis nga partitë politike, pasi atje është filtri”, është shprehur Topi nga Korça.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button