☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.46 ▲0.2%
ARI 4,862 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,033 ▼ -0.19% ETH $2,316 ▼ -1.17% XRP $1.3591 ▼ -0.74% SOL $83.4600 ▼ -2.64%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.46 ▲0.2 % ARI 4,862 ▲0.25 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.46 ▲0.2 % ARI 4,862 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Koreja e Veriut shfaq muskujt, prezanton arsenalin

Koreja e Veriut parlajmëroi SHBA të mos ndërmarre akte provokuese në rajon, pasi në të kundërt do t’i përgjigjej me sulme bërthamore.

Komentet vijnë ndërsa shteti komunist shënon 105 -vjetorin e lindjes së themeluesit të tij Kim Il Sung…Një paradë madhështore u mbajt në zemër të Phenianit, gjatë së cilës regjimi prezantoi arsenalin e fundit.

Pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror treguan ushtarët teksa marshonin  së bashku me tanket në sheshin Kim Il Sung, në praninë e mijëra njerëzve si dhe të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un. Ai ishte i veshur me kostum të zi, e dukej i relaksuar teksa qeshte me bashkëpunëtorët.

Mes arsenalit të prezantuar gjatë asaj që njihet si ‘dita e diellit’ ishin edhe raketat e reja balistike ndërkontinentale. Avionët ushtarakë krijuan numrin 105 në qiell. Për herë të pare u prezantuan edhe raketat balistike Pukkuksong që lëshohen nga nëndetëset.

Shfaqja e muskujve vjen mes tensioneve në rritje, ndërsa një flotë luftëanijesh amerikane i është drejtuar gadishullit korean. ‘Jemi gati t’i përgjigjemi luftës me luftë..sulmeve bërthamore do t’i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, sipas stilit tonë’-ishte komenti i Choe Ryong-hae, që besohet të jetë zyrtari i dytë më i rëndësishëm në Korenë e Veriut.

Mes shqetësimeve se Pheniani po i afrohet gjithmonë e më shumë qëllimit për të prodhuar një arsenal bërthamor, parada e së shtunës ishte një mundësi për udhëheqësin autoritar, që të shfaqte kapacitetet ushtarake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.