Kosova emeton obligacione në vlerë prej 20 milionë eurosh
Ministria e Financave ka njoftuar se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë për vitin 2026, ku do të emetohen obligacione shtetërore dyvjeçare në vlerë të përgjithshme prej 20 milionë eurosh.
Ministria e Financave bën të ditur se më 3 dhjetor do të mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë për vitin 2026, siç njofton KosovaPress.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet dyvjeçar, në vlerë të përgjithshme prej 20 milionë eurosh.
Sipas Ministrisë së Financave, investimi në obligacione është i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ndërsa interesi i përcaktuar nga tregu mbetet i garantuar gjatë gjithë periudhës dyvjeçare. Të ardhurat nga interesi i këtyre obligacioneve janë tërësisht të liruara nga tatimi.
Ministria ka ftuar të interesuarit për pjesëmarrje në ankand që, për informacione dhe procedurat e blerjes së letrave me vlerë, të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Kosovë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.