Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë
Analisti Roland Bejko ka komentuar protestat e dhunshme, duke thënë se ato dëmtojnë imazhin e vendit dhe sjellin kosto financiare.
Sipas Bejkos, dhuna në protesta ndikon edhe në perceptimin që krijohet jashtë vendit për Shqipërinë, ndërsa korrupsioni dhe kriminaliteti vijojnë të ushqejnë një imazh negativ.
Analisti theksoi se situata ka krijuar një lloj frakture në shoqëri, veçanërisht në marrëdhënien mes qytetarëve dhe policisë.
“Protestat e dhunshme e dëmtojnë imazhin e vendit dhe në çdo vend krijojnë kosto financiare. Në Paris ankohen për turizmin. Protestat e dhunshme krijojnë këtë kosto, por na dëmtojnë edhe për shkak të perceptimit jashtë vendit. Korrupsioni dhe kriminaliteti, nga të cilat ne nuk kemi shpëtuar, vazhdojnë të ushqejnë dhe të krijojnë një lloj paradoksi.
Duke qenë se në protesta të tilla u përfshinë edhe vende të tjera, mund të ngushëllohemi që po ndodhin edhe në vende të tjera dhe këtu mbyllet mendimi. A duam të shkojmë në Europë? Po shkojmë paketë.
Për shoqërinë ka krijuar një lloj frakture. Midis qytetarëve dhe policisë ka një lloj frakture.
Protesta është mjet presioni, e bën qeverinë të dialogojë, të marrë masa. Është element i mirë i demokracisë, por dhuna nuk ndihmon asnjërën nga palët.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.