☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,527 ▲2.03%
DOW 52,164 ▲1.71%
NASDAQ 25,192 ▲2.49%
NAFTA 88.23 ▼2.86%
ARI 4,131 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,126 ▼ -1.2% ETH $2,137 ▼ -4.62% XRP $1.1094 ▼ -3.86% SOL $87.2300 ▼ -2.69%
S&P 500 7,527 ▲2.03 % DOW 52,164 ▲1.71 % NASDAQ 25,192 ▲2.49 % NAFTA 88.23 ▼2.86 % ARI 4,131 ▲1.37 % S&P 500 7,527 ▲2.03 % DOW 52,164 ▲1.71 % NASDAQ 25,192 ▲2.49 % NAFTA 88.23 ▼2.86 % ARI 4,131 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Sporti

Kosova, Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë janë e ardhmja

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda në konferencën e parë në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e nëntorit kundër Izraelit dhe Republikës së Irlandës, në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve, ka theksuar se objektivi kryesor i Kosovës është të mbetet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe të sigurojë një pozitë më të mirë në vazot e shortit për garat e ardhshme.

“Objektivi ynë është që të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht se për cilën ndeshje bëhet fjalë. Por, objektivi kryesor është që të mbetemi në Ligën B dhe të jemi në një vazo më të mirë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që fillimisht ta fitojmë ndeshjen kundër Izraelit në shtëpi”, ka deklaruar Foda.

Ndërkohë, drejtori i përfaqësueses, Bajram Shala, ka rikujtuar se në këtë grumbullim për herë të parë do të jenë Lindrit Kamberi, Bleon Kurtulus dhe Enis Rexhepi. Për këtë të fundit, ai ka sqaruar se ende është në proces kompletimi i dokumentacionit në FIFA.

Shala ka njoftuar gjithashtu se Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani do të mungojnë për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë fundjavës me klubet e tyre, ndërsa Lumbardh Dellova do t’i bashkohet ekipit, por gjendja e tij fizike do të vlerësohet nga stafi mjekësor. E për shkak se ende janë në proces të rikuperimit nga lëndimet nuk janë ftuar as Albian Hajdari dhe Vesel Demaku.

Përzgjedhësi Foda ka theksuar se përfshirja e futbollistëve të rinj është pjesë e strategjisë për të ruajtur cilësinë e Kombëtares dhe për t’u përgatitur për kualifikimet e ardhshme të Kampionatit Evropian.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, ka thënë Foda.

Ai ka shtuar se stafi i tij përcjell futbollistët në kampionatin vendor dhe në ligat ndërkombëtare, duke i kushtuar rëndësi të veçantë identifikimit dhe zhvillimit të talenteve të rinj.

Foda ka folur edhe për kontaktet me futbollistët që ende nuk kanë vendosur se cilën kombëtare do ta përfaqësojnë.

Ai ka konfirmuar se ka biseduar me Lutfi Dalipin, i cili ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar, ndërsa ka bërë të ditur se është në kontakt edhe me Arijon Ibrahimovicin.

“Ne do ta presim vendimin e tij dhe shpresojmë që ai të zgjedhë Kosovën”, ka thënë Foda për Dalipin, duke shprehur të njëjtën shpresë edhe për Ibrahimovicin.

Foda ka folur edhe për përcjelljen e futbollistëve në Superligën e Kosovës, duke përmendur Prishtinën, Dritën dhe Malishevën si skuadra që po kalojnë një periudhë të mirë dhe kanë lojtarë me potencial.

“Unë e përcjell shumë shpesh Superligën e Kosovës dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me klubet kosovare. Pavarësisht se ku luajnë futbollistët, qoftë në Kosovë, Spanjë apo Itali, të gjithë përcillen dhe vlerësohen me të njëjtat kritere”, ka theksuar ai.

Foda ka bërë të ditur se futbollistët që dëshmojnë vazhdimësi në formë dhe paraqitje do ta kenë mundësinë të marrin ftesë për Kombëtaren.

Në fund, ai ka folur edhe për kriteret që merren parasysh gjatë përpilimit të listës, duke përmendur formën aktuale, mënyrën e lojës dhe situatën e futbollistëve në klubet e tyre.

Si shembull ka marrë Milot Rashicën, për të cilin ka thënë se në ndeshjet kundër Izraelit dhe Austrisë i ka dhënë Kombëtares energji pozitive.

Stërvitjen e parë Dardanët do ta zhvillojnë sot në orën 18:30, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.