Kallas: Nuk shoh asnjë shenjë vullneti të mirë nga Rusia për të negociuar paqen
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën, më 9 nëntor, se shihte pak shenja vullneti të mirë nga Rusia për të negociuar një marrëveshje për luftën në Ukrainë, në një intervistë për Reuters në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të G7-s në Paris.
Ajo shtoi se Moska tashmë ishte bërë pjesë e marrëveshjeve të shumta që mbështesin sigurinë evropiane, por nuk i kishte respektuar ato.
Kallas tha gjithashtu se çdo diskutim i ardhshëm për sigurinë evropiane duhet të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian, në përputhje me traktatet dhe strukturat e tij institucionale, dhe jo përmes formateve ad hoc. “It is clear that the big countries want to talk also to big countries”, tha ajo, duke shtuar: “But when it comes to European security issues, then the European Union has very clear lines in place. We have the treaties.”
Ajo shtoi se priste që disa vende evropiane të paraqesin gjithashtu dyshimet e tyre për një valë kërcënimesh të rreme me bomba në të gjithë bllokun në ditët në vijim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.