☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.45 ▼0.58%
ARI 4,159 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,032 ▲ +1.49% ETH $2,402 ▲ +2.37% XRP $1.3040 ▲ +3.34% SOL $104.6000 ▲ +3.54%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.45 ▼0.58 % ARI 4,159 ▼0.52 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.45 ▼0.58 % ARI 4,159 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Kosova ka bërë progres të dukshëm”/ Kurti: BE-ja duhet të avancojë statusin e kandidatit!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për takimin që zhvilloi me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku u diskutua për progresin e Kosovës dhe perspektivën evropiane të vendit.

Kurti tha se gjatë takimit janë ndarë temat dhe mesazhet kryesore lidhur me zhvillimet pozitive që ka shënuar Kosova gjatë vitit të fundit.

“Me komisioneren Kos kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitin e fundit. Në gjashtë vitet e fundit kemi avancuar për 28 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Jemi të tretët në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore”, deklaroi ai.

Kurti tha se ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe stabile, ndërsa vendi vazhdon të ndajë vlera të përbashkëta me Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Kosova ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe ka ofruar mbështetje për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Kryeministri foli edhe për vonesat në disa procese reformuese, duke thënë se mungesa e një Kuvendi funksional gjatë vitit të kaluar ka ndikuar në shtyrjen e disa reformave, përfshirë edhe afatet e parapara për muajin qershor.

“Në vitet e fundit Kosova ka avancuar në shumë kapituj dhe ka shënuar përparim të qëndrueshëm e të vazhdueshëm”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe raportin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës, duke thënë se aty theksohet se kuadri ligjor i Kosovës shkon edhe përtej standardeve evropiane.

Kurti bëri të ditur se me komisioneren është diskutuar edhe çështja e statusit të vendit kandidat për në BE.

“Janë bërë 40 muaj që kur kemi aplikuar për statusin e kandidatit dhe kjo duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për anëtarësimin në BE qëndron rreth 90 për qind në vendin tonë. Jemi të vetëdijshëm për sfidat, por kërkohet unitet brenda Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.