🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,662 ▼ -1.54% ETH $2,216 ▼ -0.83% XRP $1.3293 ▼ -1.35% SOL $82.2200 ▼ -2.51%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosova rishikon Buxhetin 2015, sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Përgatitjet për seancë plenare mbledhin sot Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare.

Pas miratimit nga qeveria në 26 qershor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, pritet të jetë një nga rreth 10 pikat e seancës së ardhëshme plenare të Kuvendit.

Në axhendën e seancës vijuese plenare pritet të jenë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike, si dhe i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2014.

Pas shqyrtimit dhe miratimit në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin, do t’i hapet rruga rishikimit të Buxhetit të Shtetit për këtë vit, ndërsa sipas paralajmërimeve të qeverisë shpenzimet e parapara do të jenë më të ulëta për 49 milionë euro. Rishikimi i Buxhetit është bërë në harmoni të plotë edhe me marrëveshjet e arritura me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka theksuar qeveria.

Buxheti i Kosovës 2015 me të hyra të planifikuara 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014, është miratuar në 29 dhjetor nga Kuvendi i zgjedhjeve të 8 qershorit, i konstituar pas gjashtë muajsh.

Shtypi i sotëm kosovar paralajmëron edhe ardhjen në rend dite të propozimeve për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugën transformimit të FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës, të cilat do t’i dorëzohen të hënën Kryesisë e Kuvendit, menjëherë pas shqyrtimit të hënën e ardhëshme në Komisionin parlamentar për legjislacion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.