☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.11 ▲2.4%
ARI 4,645 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,389 ▼ -0.76% ETH $2,098 ▼ -1.01% XRP $1.3137 ▼ -1.69% SOL $79.5800 ▼ -2.86%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.11 ▲2.4 % ARI 4,645 ▼0.84 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.11 ▲2.4 % ARI 4,645 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me El Salvadorin

kosov-euml-s-vendos-marr-euml-dh-euml-nie-diplomatike-me-el-salvadorin_hdKosova ka nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së El Salvadorit.

Marrëveshja është nënshkruar në nivel të shefave të misioneve, respektivisht ndërmjet Konsullës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Vlora Çitaku dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të El Salvadorit në Kombet e Bashkuara, ambasador Ruben I. Zamora.

Pas njohjes së Kosovës nga El Salvadori, lidhja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve është një tjetër hap i rëndësishëm që dëshmon interesin politik të dy vendeve për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor etj.

Ky ishte konstatimi i dy përfaqësuesve shtetëror ndërsa ata u pajtuan për intensifikimin e takimeve dhe vizitave bilaterale me qëllim të shfrytëzimit të mundësive me interes të dyanshëm.

Po ashtu, duhet nënvizuar faktin që ambasador Zamora (ish-ambasador në Uashington DC) ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së tij për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e njohjeve të reja nga hemisfera perëndimore e globit.

Me këtë, numri i shteteve me të cilat Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëdhëniet diplomatike deri më tani arrin në 70.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.