Politika
Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, seancë e përbashkët e deputeteve në 8 Mars
Në Prishtinë, të dielën, me rastin e 8 marsit – Ditës së Grave, mbahet seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva.
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke filluar nga ora 11:30, bëhet e ditur në axhendën e sapodërguar.
Para se të fillojë seanca, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Grupi i Grave Deputete do të presin mysafiret e kësaj seance në hollin e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.