“Kostoja globale e pandemisë COVID-19 mund të tejkalojë 4 trilionë dollarë
“Këto vlerësime pasqyrojnë natyrën tani globale të pandemisë, përdorimin e gjerë të politikave të kontrollit dhe ndalimet e udhëtimit në të gjithë botën”, tha Banka Aziatike e Zhvillimit (ADB).
Kostoja globale e pandemisë COVID-19 mund të shkojë nga 2 trilionë dollarë në 4.1 trilionë dollarë, nga 2,3 për qind në 4.8 për qind të bruto prodhimit të brendshëm global (BPB), bëri të ditur Banka Aziatike e Zhvillimit (ADB), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Këto vlerësime pasqyrojnë natyrën tani globale të pandemisë, përdorimin e gjerë të politikave të kontrollit dhe ndalimet e udhëtimit në të gjithë botën, dhe të dhënat se si shpërthimi ndikoi në aktivitetin në PRC”, tha banka në një njoftim.
Ajo rishikoi parashikimin e rritjes për Azinë nga 5,5 për qind në 2,2 për qind, dukshëm poshtë nga norma e rritjes prej 5,2 për qind.
“Rritja ekonomike rajonale në Azinë në zhvillim do të bjerë ndjeshëm në vitin 2020 për shkak të efekteve të pandemisë së koronavirusit të ri, para se të rikuperohet në 2021”, theksohet në deklaratën e ADB-së.
Më tej thuhet se rritja e Azisë do të arrijë në 6,2 për qind vitin e ardhshëm, duke supozuar se “shpërthimi përfundon dhe aktivitetet normalizohen”.
“Çmimi i naftës Brent pritet të arrijnë mesatarisht 35 dollarë për fuçi këtë vit, nga 64 dollarë në vitin 2019”, tha ADB.
Vlerësimi i ADB-së nuk përfshin disa faktorë, të tilla si problemet e furnizimit dhe të dërgesave, kostot e kujdesit shëndetësor, ndërprerjet financiare dhe çështjet e arsimit.
Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në të rreth 200 vende dhe rajone, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.