Koxias & Ahmeti: Mosmarrëveshjet Athinë-Shkup të tejkalohen me takime të drejtpërdrejta
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të partisë së tij, Musa Xhaferri, Fatmir Besimi dhe Artan Grubi u takua dje me ministrin e Punëve të Jashtme të
Greqisë, Nikos Koxias.
”Koxias dhe Ahmeti diskutuan për zhvillimet në rajon, marrëdhëniet fqinjësore, integrimin euroatlantik të
Maqedonisë dhe çështjen e emrit”, njoftoi zyra e shtypit e BDI-së.
“Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm që të japë kontributin e tij në tejkalimin e pengesave që
qëndrojnë para anëtarësimit në NATO dhe BE për Maqedoninë. Mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Athinës duhet të tejkalohen me takime të drejtpërdrejta dhe me dialog të sinqertë dhe konstruktiv duke pasur parasysh të
ardhmen e rajonit”, theksohet në komunikatën e rastit.
”Rrethanat politike rajonale dhe globale imponojnë nevojën për veprim të guximshëm dhe vizionar nga elitat politike në vendet e Ballkanit Perëndimor, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi duke patur parasysh këto kohëra historike në të cilat jetojmë dhe veprojmë”, shtohet në të.
Ahmeti dhe Koxias gjithashtu kanë diskutuar për mundësitë konkrete për tejkalimin e mosmarrëveshjes shumëvjeçare për emrin e Maqedonisë.