Politika

KQZ diskuton listat e Vorës, Kosovrasti: Janë vetëm 56 lëvizje në 2015, gjithçka brenda normave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar gjatë mbledhjes së sotme kërkesën e dorëzuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim lidhur me shtimin në mënyrë fiktive të 750 personave në bashkinë Vorë për zgjedhjet e 21 qershorit. Përfaqësuesi i LSI, Dritan Fejzo bëri me dije se nga të dhënat që disponon LSI, nga vitin 2014-2015 në këtë bashki janë regjistruar 750 persona, shumica e të cilëve në ambiente shumë të vogla dhe të pabanueshme. Sipas tij, vetë kreu i kësaj bashkie, Fiqiri Ismaili ka lëshuar ambiente me qira.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PD në KQZ, Njazi Kosovrasi kërkoi nga Fejzo që t’i bënte me dije numrin e personave që janë zhvendosur në vitin 2015, ku sipas tij rezulton të jenë vetëm 56 lëvizje, një numër që është brenda të gjitha normave.

Sipas tij, KQZ nuk mund të investohet në këtë gjë, në momentin që nuk ka asnjë shkelje dhe LSI mund t’i çojë provat në prokurori nëse ka pretendime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button