KQZ- Hidhet shorti për numrin e partive në fletët e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjate mbledhjes se sotme ka shqyrtuar disa projekt-vendime të rëndësishme.
KQZ shqyrtoi projekt-vendimin “Për caktimin e kohës së transmetimit në radiotelevizionin publik, të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore”, projekt-vendimin “Për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, projekt-vendimin “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.
Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve shqyrtoi hedhjen e shortit për numrin në fletën e votimit të partive politike për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. Nga diskutimet e anetarëve të KQZ pati propozime për mos hedhjen e shortit, referuar Kodit Zgjedhor, Nenit 99, pasi nuk ka mbaruar procesi, por pati edhe mendime se shorti nuk cënon procesin.