☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 103.37 ▲2.33%
ARI 4,541 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,907 ▼ -1.48% ETH $2,119 ▼ -2.97% XRP $1.3883 ▼ -2.01% SOL $84.8000 ▼ -2.29%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 103.37 ▲2.33 % ARI 4,541 ▼0.46 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 103.37 ▲2.33 % ARI 4,541 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Kosova

Diaspora preferon votimin me postë, KQZ jep detaje pas përmbylljes së regjistrimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur më 17 maj procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 6–17 maj janë pranuar gjithsej 142,803 kërkesa për regjistrim përmes platformës elektronike.

“Sipas të dhënave preliminare, deri më tani janë aprovuar 109,696 aplikime, 7,325 janë refuzuar, ndërsa 25,702 të tjera janë ende në shqyrtim”, deklaroi Elezi.

Ai theksoi se votimi përmes postës vazhdon të jetë mënyra më e preferuar e mërgatës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

“Nga aplikimet e aprovuara, 81,901 shtetas janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, 2,855 për ta dërguar në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa 24,940 janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike”, tha ai.

Sipas Elezit, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i votimit jashtë vendit zhvillohet më herët sesa votimi në Kosovë.

“Votimi përmes postës planifikohet të fillojë më 25 maj dhe të përfundojë më 6 qershor, ndërsa votimi fizik në përfaqësi diplomatike do të organizohet më 6 qershor”, u shpreh zëdhënësi i KQZ-së.

Ai bëri të ditur gjithashtu se KQZ ka funksionalizuar kuti postare në 23 shtete të ndryshme të botës, përfshirë Kosovën, ndërsa adresat e tyre do të publikohen gjatë kësaj jave.

Duke folur për votimin fizik në ambasada dhe konsullata, Elezi tha se KQZ-ja do ta rishikojë listën e përfaqësive diplomatike ku do të zhvillohet procesi i votimit.

“Sipas vendimit fillestar, votimi ishte planifikuar të organizohej në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Megjithatë, ka përfaqësi diplomatike ku janë regjistruar më pak se 50 votues dhe, bazuar në rregullore, në ato raste nuk organizohet votimi fizik”, deklaroi ai.

Sipas tij, votuesit e regjistruar në ato përfaqësi diplomatike do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe do të njoftohen nga KQZ.

“Sipas Rregullores Zgjedhore për Regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, nëse numri i votuesve të regjistruar për votim në një përfaqësi diplomatike është nën 50, votimi fizik në atë përfaqësi diplomatike nuk organizohet dhe votuesit e regjistruar do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë do të njoftohen nga KQZ”, tha Elezi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.