KQZ: Partitë të ndalin fushatën, të respektojnë 22 majin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri sot thirrje partive politike të ndalojnë fushatën elektorale të nisur para afateve ligjorë, dhe të respektojnë 22 majin, datën zyrtare të fillimit të saj.
Në nisje të mbledhjes së sotme të KQZ-së, kryetarja e komisionit Lefterie Luzi iu bëri këtë apel partive politike duke lexuar nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat parashikojnë dhe sanksione në rast të mosrespektimit të afateve kohorë të parashikuar në ligj.
“Sipas nenit 77 të kodit zgjedhor, pika 1, fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve”, citoi kryetarja Luzi ligjin elektoral.
Më pas ajo citoi dhe nenin 172 të ligjit, i cili parashikon sanksione me gjobë për shkelje të këtyre afateve.