Kosova

MPJ: Shtetasit kosovarë në Turqi të ndjekin udhëzimet tona

Shef i kabinetit në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, Bashmir Xhema, deklaroi të shtunën se deri tani nuk ka shtetas kosovarë të lënduar nga dhuna e natës së shkuar.

Sipas Xhemajt, shtetasit kosovarë atje po sillen sipas udhëzimeve të ambasadës së Kosovës në Turqi.

“Sipas informacioneve që kemi, nuk ka shtetas të Kosovës që janë prekur nga dhuna, por gjendja atje ende vazhdon dhe ne jemi në kontakte rreth situatës atje”, tha Xhema në një intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit.

Xhema ka dhënë numrin e kontaktit të ambasadës për çdo qytetar atje, për secilin shtetas që ndodhet në Turqi; +905309549504.

Në emër të ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, shefi i kabinetit të tij, Bashmir Xhema, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës në Turqi, për respektimin që po i bëjnë udhëzimeve që vijnë nga ambasada e Kosovës atje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button