☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,652 ▼0.72%
DOW 52,849 ▼1.15%
NASDAQ 26,035 ▼1.12%
NAFTA 86.53 ▲2.54%
ARI 4,577 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,667 ▲ +6.38% ETH $2,331 ▲ +11.62% XRP $1.2647 ▲ +19.1% SOL $87.2200 ▲ +6.97%
S&P 500 7,652 ▼0.72 % DOW 52,849 ▼1.15 % NASDAQ 26,035 ▼1.12 % NAFTA 86.53 ▲2.54 % ARI 4,577 ▲0.7 % S&P 500 7,652 ▼0.72 % DOW 52,849 ▼1.15 % NASDAQ 26,035 ▼1.12 % NAFTA 86.53 ▲2.54 % ARI 4,577 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi: 8 ose 9 deputetë të komuniteteve joshumicë të gatshëm ta mbështesin Qeverinë Kurti

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka deklaruar se 8 ose 9 deputetë të komuniteteve joshumicë janë të gatshëm ta mbështesin formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Krasniqi në një konferencë për media tha se grupi multietnik është i interesuar që sa më shpejt të formohen institucionet e reja të vendit në bashkëpunim me fituesin e zgjedhjeve.

“Grupi multietnik, i cili është i përbërë prej 8 ose 9 deputetëve, është i gatshëm dhe i interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojë dhe t’i formojë institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, deklaroi Krasniqi.

Ai shtoi se rezultati i zgjedhjeve është përafërsisht i ngjashëm me atë të mandatit të kaluar dhe se qytetarët presin formimin e shpejtë të institucioneve.

“Qytetarët presin që sa më parë të ketë institucione, qeveri dhe kuvend, në mënyrë që të tejkalohet situata aktuale politike”, tha ai.

Në të njëjtën konferencë, Krasniqi uroi 24 Qershorin, Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian, duke e cilësuar atë si një ditë të rëndësishme për promovimin e barazisë, mundësive të barabarta dhe dinjitetit për të gjithë qytetarët.

“Sot kam kënaqësinë të uroj 24 Qershorin, Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian. Kjo ditë përfaqëson një thirrje për komunitetin tonë që të vazhdojë të punojë dhe të angazhohet drejt arritjes së barazisë shoqërore dhe mundësive të barabarta”, tha ai.

Krasniqi theksoi se komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme historike të Kosovës, duke kontribuar në rezistencën paqësore, luftën për liri dhe procesin e pavarësisë së vendit.

Ndërkaq, ai njoftoi se në mbledhjen e 25-të të Qeverisë është miratuar rialokimi i mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore me vlerë totale mbi 1 milion euro.

Projektet përfshijnë rekonstruimin e Urës Sitnica në Mitrovicën e Jugut me 400 mijë euro, rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimin e disa rrugëve në Shtime me 300 mijë euro, rivitalizimin e zonave publike dhe infrastrukturës së rekreacionit malor në Pejë me 300 mijë euro, si dhe ndërtimin e një salle të jashtme sportive në shkollën “Musli Dumoshi” në Dumosh të Podujevës me 50 mijë euro.

Sipas Krasniqit, këto investime dëshmojnë përkushtimin e institucioneve për zhvillimin e qëndrueshëm të komunave, përmirësimin e infrastrukturës publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët në të gjithë vendin. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.