⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,372 ▼ -0.39% ETH $2,334 ▼ -1.32% XRP $1.2985 ▲ +1.3% SOL $101.0200 ▼ -0.24%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kosova

​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin krijimin e kushteve të përshtatshme për rifillimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të Kosovës ndaj serbëve të Kosovës.

Ndërkohë, Qeveria dhe Presidenca nuk kanë bërë të ditur se çfarë hapash do të ndërmarrin për zhbllokimin e këtij procesi, ndërsa përfaqësues të opozitës presin nga qeveria e sapoformuar të ndërmarrë hapa konkretë për zhbllokimin e këtij procesi.

Dialogu strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës u pezullua për një kohë të pacaktuar në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve amerikane lidhur me veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë, të udhëhequr nga Kurti.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thotë se Uashingtoni është i përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta mes dy vendeve.

Mirëpo, sipas tij, për fillimin e diskutimeve për rifillimin e dialogut strategjik duhet të plotësohen kushtet e përshtatshme që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA-Kosovë në shtator 2025 për shkak të shqetësimeve mbi veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Ne presim me padurim të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur kushtet të jenë të përshtatshme, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të saj nga Kosova në lidhje me serbët e Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës Amerikane.

Përfaqësuesit e partive opozitare vlerësojnë se përgjegjësia kryesore për zhbllokimin e dialogut strategjik me SHBA-në i takon Qeverisë, e cila, sipas tyre, duhet të dëshmojë rezultate konkrete dhe të ndërmarrë hapa për rifillimin e këtij procesi. Ndërsa rolin e presidentes në këtë drejtim e konsiderojnë plotësues.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria duhet të demonstrojë rezultate konkrete për të mundësuar zhbllokimin e këtij procesi. Sipas tij, presidentja Justina Shiroka-Pula mund të ketë rol, por përgjegjësia kryesore lidhet me veprimet e Qeverisë.

“Presidentja mund ta ketë një lloj roli, por dialogu strategjik me SHBA-në është dhe ka mbetur problem i Qeverisë, për shkak të sjelljes që Qeveria ka vendosur. Ky suspendim i përkohshëm dhe Qeveria duhet të demonstrojë rezultate të prekshme për me e zhblloku. Sekretari Rubio dhe mekanizmat e State Department-it janë shumë të qartë dhe zhbllokimi dhe normalizimi drejt një arritjeje të këtij qëllimi realisht duhet të garantohet nga ana e Qeverisë. Presidentja mund të ketë një rol dhe të tjerët kanë një rol, por burimi i saj ka qenë Qeveria dhe Qeveria duhet të jetë zhbllokuese”, ka deklaruar Haziri.

Edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka vlerësuar se rifillimi i dialogut strategjik me SHBA-në është i domosdoshëm. Ai ka theksuar nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse institucionale, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë.

“Dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është domosdoshmëri të kthehet, të fillojë realisht, sepse nuk ka qenë i filluar. Dhe në të njëjtën kohë, kjo nënkupton një qasje shumë më gjithëpërfshirëse institucionale, e mbi të gjitha të Qeverisë. Unë nuk shoh rol konkret vendimtar të nivelit të presidentes në këtë rast, sepse kjo lidhet direkt në esencë me sjelljen edhe veprimet e Qeverisë”, thekson ai.

Dialogu strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së synon thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë dhe tregtinë, mbrojtjen dhe sigurinë, energjinë, infrastrukturën, teknologjinë dhe sigurinë kibernetike.

Po ashtu, ky mekanizëm synon avancimin e marrëdhënieve diplomatike dhe koordinimin për çështje me rëndësi për paqen dhe stabilitetin rajonal./kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.