☁️
Tiranë 10°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,538 ▲ +1.25% ETH $2,113 ▲ +1.75% XRP $1.4121 ▲ +1.63% SOL $88.2000 ▲ +1.5%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi: Dhuna qeveritare në mbrojtje të Radojçiqit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar për dhunën fizike në Kuvendin e Kosovës, në të cilën pati edhe ofendime mes deputetëve.

Ai ka thënë se sot, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë ballafaquar me një orkestim të pastër nga ana e Qeverisë, që, fatkeqësisht, ishte i bazuar në sulme fizike dhe nxitje të dhunës.

“Kjo tendencë e Qeverisë, duke i sulmuar në mënyrë të paprecedentë deputetët tanë, përveç dëshirës së tyre për të shtypur opozitën, në prapavijë ka edhe dy qëllime të tjera. E para: Që përmes një skandali tjetër, të mbuloj dhe të tërheqë vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë në të cilin janë përfshirë ata vet – koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

E dyta sipas tij: Të mbuloj tërheqjen e turpshme e të fshehtë të Besnik Bislimit nga veriu i Kosovës – këtij “profesori” që provokoi, nisi dhe kontribuoi pareshtur në sulmet fizike të Qeverisë ndaj deputetëve tanë.

Ai ka shkruar në Facebook se duke mos e anashkaluar e as harruar këtë sulm të paprecedentë ndaj deputetëve, ne nuk do ta largojmë vëmendjen nga tema kryesore e cila ka vënë në panik këtë Qeveri: bashkëpunimi i fshehtë me Milan Radojçiqin!

“PDK nuk do të ndalet për asnjë moment, derisa e vërteta e plotë e koketimit të kësaj Qeverie me kriminelin Radojçiq të merret vesh plotësisht. Çfarë pazaresh ka bërë kjo Qeveri me Radojçiqin në emër të Kosovës? Çfarë ka dhënë dhe çfarë ka marrë kjo Qeveri nga Radojçiqi? Çfarë dëmi i është bërë Kosovës dhe qytetarëve tanë përmes kësaj marrëveshjeje e bashkëpunimi të fshehtë, duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtare të vendit? Këto dhe të gjitha pyetjet tjera do të marrin përgjigje. Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila, Besnik Bislmi dhe të gjithë të tjerët që janë përfshirë në pazare të turpshme me Milan Radojçiqin, duhet dhe do të japin llogari para qytetarëve”, shkruan Krasniqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.