Kosova

Krasniqi: Isa Mustafa vështirë të sfidohet nga kandidatët e tjerë

Njëri ndër themeluesit e LDK-së, profesori universitar Milazim Krasniqi, në një prononcim dhënë KosovaPress ka thënë se zgjedhjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk pritet të shkaktojnë fraksione brenda partisë së dytë në vend, dhe një përçarje tjetër sikurse ajo e vitit 2006-të.

Sipas Krasniqit, Isa Mustafa duke pas edhe pozitën e kryeministrit të vendit vështirë mund të sfidohet nga kandidatët e tjerë.

Krasniqi tha se situata dhe rrethanat aktuale në vend, e bëjnë atë të besoj që nuk do të ketë tensione në kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së.

“Mendoj që realiteti i tashmë politik edhe brenda LDK-së e edhe në Kosovë është i tillë që favorizon mbajtjen e një kuvendi normal dhe pa probleme. Kjo për arsye se momentumi kur mbahet ky kuvend është i tillë që kryetari i saj është edhe kryeministër i vendit dhe nga pozicioni i kryeministrit të vendit ai ka një autoritet, do të thosha solid për ta menaxhuar një kuvend zgjedhor të partisë së vet”, tha Krasniqi.

Për Krasniqin, LDK ka mësuar nga kuvendi i ashtuquajtur “i karrigeve”, se ashpërsimet brenda partisë dhe ndarjet, i bëjnë vetëm dëm LDK-së.

Krasniqi ndonëse ka parë kandidatura zyrtare dhe jo zyrtare, vlerëson se Mustafa nuk ka ndonjë kandidatë serioz i cili do të mund ta sfidonte për postin e të partitë të partisë.

“Zërat e ndryshëm në parti, kandidatët që konkurrojnë janë sharmë i demokracisë dhe nuk ka gjë të keqe, por personalisht mendoj që ky kuvend mund të kaloj fare qetë. Mendoj që Isa Mustafa momentalisht nuk ka kandidatë serioz për ta sfiduar për pozitën e kryetarit të partisë”, theksoi Krasniqi.

Kuvend i i VIII-të zgjedhor i LDK-së, pritet të mbahet të dielën me fillim nga ora 9:00.

Zgjedhjet brenda këtij subjekti në disa degë të saj janë zhvilluar me disa përçarje, duke përfshirë këtu degën e Gjermanisë dhe Zvicrës, si dhe disa nëndegëve të Podujevës dhe Kllokotit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button