☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,537 ▼0.46%
DOW 52,736 ▲0.15%
NASDAQ 25,989 ▼1.07%
NAFTA 80.31 ▲0.89%
ARI 3,994 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,277 ▼ -1.41% ETH $1,881 ▼ -2.57% XRP $1.1081 ▼ -1.58% SOL $76.4000 ▼ -2.49%
S&P 500 7,537 ▼0.46 % DOW 52,736 ▲0.15 % NASDAQ 25,989 ▼1.07 % NAFTA 80.31 ▲0.89 % ARI 3,994 ▼1.43 % S&P 500 7,537 ▼0.46 % DOW 52,736 ▲0.15 % NASDAQ 25,989 ▼1.07 % NAFTA 80.31 ▲0.89 % ARI 3,994 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Kredia e re në 2020 u përdor nga 75% e bizneseve për financimin e shpenzimeve të përditshme

Bizneset që kanë marrë hua në banka në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë pasur si qëllim ta përdorin atë për financimin e shpenzimeve korente.

Planet e bizneseve për investime dhe zgjerime u stepën prej pandemisë, e cila vuri në diskutim jo vetëm investimet, por edhe ekzistencën e tyre.

Banka e Shqipërisë vërejti nëpërmjet një ankete në biznese se 75% e atyre që kishin marrë kredi në banka në 6-mujorin e parë e kishin përdorur atë për të financuar shpenzimet korente.

Kredia e re, e cila nënkupton huamarrjen në 6-mujorin e fundit, deklarohet nga rreth 18% e ndërmarrjeve të vogla, 13% e ndërmarrjeve të mesme dhe 19% e ndërmarrjeve të mëdha.  Në terma gjashtëmujorë, pesha e huamarrësve të rinj ka rezultuar në rritje për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve; ndërsa në terma vjetorë, rritje kanë shënuar vetëm ndërmarrjet e vogla.

Qëllimi kryesor i përdorimit të huamarrjes së re ka qenë përballimi i shpenzimeve korente (për 75% të totalit të ndërmarrjeve) dhe kryerja e një investimi afatgjatë (18% të totalit të ndërmarrjeve).

Krahasuar me 6-mujorin e kaluar, pesha e ndërmarrjeve që kanë marrë hua të re për të përballuar shpenzimet korente është rritur ndjeshëm, ndërkohë që pesha e atyre që kanë marrë hua të re për të kryer një investim afatgjatë rezulton në rënie. Kjo prirje vihet re për të tre grupet e ndërmarrjeve, në reflektim të gjendjes së pandemisë. Afati mesatar i mbetur i huamarrjes ka rezultuar 63.1 muaj për ndërmarrjet e vogla, 65.8 muaj për ndërmarrjet e mesme dhe 60.1 muaj për ato të mëdha.

Që pas krizës globale të vitit 2008 që nisi fillimisht me përkeqësimin e bilanceve të bankave nga kreditë e këqija, huadhënia në të gjithë botën iu nënshtrua rregulloreve të reja.

Lidhur me elementet që vështirësojnë përfitimin e një kredie bankare, kostoja e lartë e kredisë vijon të cilësohet si elementi kryesor, veçanërisht në rastin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sidoqoftë, vlerësimi për këtë element ka rezultuar në rënie krahasuar me 6-mujorin e kaluar.

Lidhur me planifikimin e një huamarrjeje në të ardhmen, rreth 39% e ndërmarrjeve të përgjigjura deklarojnë se “nuk ka asnjë mundësi” që të kërkojnë një kredi bankare gjatë periudhës së ardhshme, por në krahasim me vrojtimin e periudhës së mëparshme, kjo peshë ka rënë për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve.

Paralelisht, vihet re një rritje e peshës së ndërmarrjeve që pohojnë se “kanë pak mundësi” të marrin një kredi në gjysmën e dytë të vitit 2020, si dhe peshës së ndërmarrjeve të cilat shprehen se “ka shumë mundësi” që diçka e tillë të ndodhë në periudhën pasardhëse. Nga ana tjetër, të gjitha grupet e ndërmarrjeve, kanë shënuar rënie për alternativën “është e sigurt”, duke shprehur pasigurinë e situatës në planifikimin e huamarrjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.