Politika
Kremtohet 70-vjetori i çlirimit të vendit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Krerët më të lartë të shtetit zhvilluan sot paradite homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 70- vjetorit të çlirimit të vendit.
Përfaqësuesit me të lartë të shtetit janë përulur ne shenje respekti per dëshmorët që dhanë jetën për Atdhe.
Në cermonin e organizuar merrnin pjesë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deputete të Kuvendit të Shqipërisë, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, veteranë të Luftës Atifashiste Nacional Clirimtare etj.