Politika

Kremtohet Hanukaja, Festivali hebre i Dritave

Në mjediset e Presidencës u festua të shtunën në mbrëmje për të dytin vit radhazi, Hanukaja, Festivali i Dritave i lirisë së besimit, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Parlamentit, të Qeverisë, krerë të bashkësive fetare, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, të Bashkësisë Hebreo-Shqiptare, të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, si dhe personalitete të ndryshme.
Presidenti-i-Republikes-Bujar-Nishani-dhe-Zonja-e-Parë-festojnë-Hanukan-Festivalin-tradicional-hebre-të-Dritave-2Në fjalën e tij me këtë rast festiv, Presidenti Bujar Nishani tha se për të dytin vit radhazi kremtojmë Hanukan, këtë ditë të shënuar për komunitetin hebre këtu në Shqipëri, por dhe për të gjithë hebrenjtë në mbarë botën.
Hanuka, tha Nishani, ose siç njihet ndryshe Festivali i Dritave dhe i Përkushtimit, na bën të kujtojmë me mirënjohje dhe respekt përpjekjet dhe luftën për liri dhe të drejtën e besimit fetar e të ushtrimit të tij, të cilat nga kohët e lashta e deri më sot, diktatorët dhe tiranët janë përpjekur t’ua mohojnë njerëzve. Por, Hanukaja me dritën e saj ndriçon përpjekjet shumëshekullore e vetëmohuese të popullit hebre në kërkim të lirisë dhe të vetëvendosjes, të ushtrimit të besimit fetar dhe traditave e zakoneve të lashta.Presidenti i Republikes Bujar Nishani dhe Zonja e Parë festojnë Hanukan, Festivalin tradicional hebre të Dritave (3)
“Hanuka shërben për të kremtuar besimin dhe traditat e popullit të lashtë hebre dhe përmes flakës së qirinjve për të ndriçuar e iluminuar mirësinë tek brezat e rinj, që të besojnë e shpresojnë në një të ardhme më të sigurt e të begatë”, tha Presidenti.
Për shekuj me radhë edhe ne shqiptarët kemi qenë të privuar nga liria dhe e drejta e besimit të të parëve, si dhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës e kulturës sonë, ndaj ndoshta më shumë se kushdo tjetër e kuptojmë dhe e nderojmë këtë ditë të shënuar të popullit hebre.
Populli shqiptar dhe ai hebre, theksoi Nishani, lidhen nga një miqësi historike dhe tradicionale, e cila u sprovua dhe u forcua akoma më shumë gjatë periudhës së tmerrshme të Holokaustit, kur hebrenjtë në momente ekzistenciale u njohën me kodin e nderit të shqiptarëve Besën dhe si rrallë kund në Evropë, gjetën strehë e shpëtim në vendin tonë. Ne shqiptarët sot ndjehemi krenarë që, në këtë periudhë të tmerrshme shfarosje e persekutimi të hebrenjve, të ofrojmë mikpritjen tonë.
Në këtë Festival të Dritave, Ambasadori i Shtetit të Izraelit, David Cohen, i cili është në prag mbarimit të misionit të tij diplomatik, vuri në dukje se sasia e vajit të Hanukas përfaqëson një simbolikë të madhe për mua si Ambasador, duke qenë se më kujton bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Të pranishmit në ceremoni vizituan një ekspozitë me foto të shqiptarëve që kanë shpëtuar hebrenj gjatë Holokaustit, si dhe një program të shkurtër muzikor me valle shqiptare dhe izraelite nga grupi i valltarëve të vegjël të “Qendrës së Kërcimit Mimoza”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button