☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.50 ▼5.42%
ARI 4,546 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,732 ▲ +0.96% ETH $2,136 ▲ +0.88% XRP $1.3703 ▲ +0.83% SOL $86.1100 ▲ +1.92%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.50 ▼5.42 % ARI 4,546 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Ekonomia

Kreu i AKT: Ja pse Shqipëria tërheq si destinacion

aaaaShqipëria është përzgjedhur së fundmi si destinacion botëror për t’u vizituar, fillimisht vitin e shkuar nga mediat ndërkombëtare si Telegraph, Lonely Planet, CNN, New York Times, BBC. Më pas, viti 2016 ka nisur me një sërë artikujsh nga të tjerë kanale të industrisë mediatike botërore, agjenci turistike dhe blogje të famshëm.

I pyetur për revistën Monitor, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, z. Ardit Çollaku tregon disa nga arsyet kryesore pse Shqipëria është bërë kaq e “dukshme” dhe atraktive tashmë.

“ Ndër arsyet kryesore që ka ndikuar në këtë marketim të menjëhershëm është pjesëmarrja në Panairet ndërkombëtare në Paris, Vjenë, Madrid etj. Stenda e Shqipërisë ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave vendase, të cilat kanë kontaktuar me ne, por edhe me agjenci të ndryshme turistike”- tregon z. Çollaku.
Ndërkaq, ai përmend se ardhja në Shqipëri e një brand-i ndërkombëtar të tregtisë online si “Strawberry” dhe krijimi i Strawberry Albania e ka bërë më të njohur vendin tonë, edhe në shtete të cilat nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për ne.

“Turistët çekë, rusë dhe ukrainas kanë qenë të shumtë në numër, që arrijnë edhe shifra 5 herë në rritje vitin e shkuar”- pohon kreu i AKT-s, duke shpjeguar kështu se faktorët që kanë ndikuar janë ata rajonalë, si momenti i Turqisë me Rusinë, situata në vende si Maroku, Tunizia dhe ngjarjet e fundit në Paris.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.