🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 74.82 ▼0.53%
ARI 4,324 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,630 ▲ +0.69% ETH $1,903 ▲ +1.86% XRP $1.0460 ▼ -2.03% SOL $73.6800 ▼ -0.03%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 74.82 ▼0.53 % ARI 4,324 ▲0.43 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 74.82 ▼0.53 % ARI 4,324 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Politika

Kreu i KiE, Costa mesazh Shqipërisë në Ditën e Evropës: E ardhmja juaj është në BE. Keni bërë përparim të konsiderueshëm në negociata, vijoni me reformat

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, i ka dërguar një mesazh Shqipërisë me rastin e Ditës së Evropës, duke e përshkruar këtë ditë si një moment për të reflektuar mbi vlerat e përbashkëta evropiane dhe përparimin e vendeve aspirante drejt integrimit.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjedhin unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore”, tha Costa.

Ai theksoi se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm në procesin e negociatave gjatë vitit të kaluar dhe inkurajoi qytetarët dhe institucionet të vazhdojnë me vrullin e reformave.

“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë e vështirë për ta bërë këtë të ndodhë. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa”, u shpreh Costa.

Mesazhi i tij vjen në një moment kur Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe po avancon në përmbushjen e kritereve dhe standardeve evropiane të anëtarësimit dhe për të forcuar institucionet demokratike, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, duke u afruar gjithnjë e më shumë me familjen evropiane.

Dita e Evropës, e festuar çdo 9 maj, simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane dhe përkujton deklaratën historike të Robert Schuman, e cila hodhi themelet e Bashkimit Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.