Kreu i opozitës hungareze akuzon J.D. Vance për ndërhyrje në zgjedhje: S’jemi arenë lojërash gjeopolitike
Udhëheqësi i opozitës hungareze dhe rivali kryesor i Orbán në zgjedhje e ka akuzuar J.D. Vance për ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit.
“U bëj thirrje fuqimisht të gjithë pjesëmarrësve në politikën ndërkombëtare – nga Ukraina në Serbi, nga Rusia në Shtetet e Bashkuara – të mos përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet hungareze.
Ne nuk jemi një fushë prove apo një arenë për lojëra gjeopolitike. Ky është vendi ynë dhe e ardhmja e tij do të vendoset nga qytetarët hungarezë.
I dashur Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara, ju pyes me respekt: nëse tashmë po merrni pjesë në fushatën në mbështetje të Viktor Orbán, mos lejoni që hungarezët ta paguajnë atë me paratë e tyre”, deklaroi Péter Magyar.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, fluturoi për në Hungari të hënën në mbrëmje për t’i përcjellë mbështetjen e Presidentit Donald Trump aleatit të tij, kryeministrit nacionalist Viktor Orbán, përpara zgjedhjeve parlamentare të konkurruara fort.
Vance u takua me Orban të martë në mëngjes, e më pas mbajti një fjalim në tubimin “Dita e Miqësisë Hungarezo-Amerikane” në Parkun Sportiv MTK ku shprehu mes entuziazmit mbështetjen për Orban në zgjedhje.
The post Kreu i opozitës hungareze akuzon J.D. Vance për ndërhyrje në zgjedhje: S’jemi arenë lojërash gjeopolitike appeared first on Euronews Albania.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.