☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,699 ▼0.26%
DOW 51,908 ▲0.56%
NASDAQ 26,465 ▼0.85%
NAFTA 94.71 ▲0.86%
ARI 4,175 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,192 ▼ -0.93% ETH $2,372 ▼ -2.45% XRP $1.3106 ▼ -2.02% SOL $103.1100 ▼ -1.08%
S&P 500 7,699 ▼0.26 % DOW 51,908 ▲0.56 % NASDAQ 26,465 ▼0.85 % NAFTA 94.71 ▲0.86 % ARI 4,175 ▲1.64 % S&P 500 7,699 ▼0.26 % DOW 51,908 ▲0.56 % NASDAQ 26,465 ▼0.85 % NAFTA 94.71 ▲0.86 % ARI 4,175 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kryeartikull

Kriminelët e luftës, heronj të Serbisë

Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi

Lirimi i Vladimir Lazareviq-it, i dënuar në Hagë për krime lufte, është liruar dhe pritur në Serbi si hero. Kjo është dëshmia më e mirë sesa të thella janë në “Serbinë e re” rrënjët e krimit e të gjenocidit që ka ushtruar regjimi serb në Kosovë.

Ky rast do të duhej t’ju fliste diçka qeveritarëve tanë, të cilët janë në gjendje t’i qërojnë hesapet me opozitën e bashkuar, e cila është vërë në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror të vendit.

Qeveritarët tanë duhet ta nxjerrin mësimin e duhur nga zyrtari i lartë i Serbisë, i cili hyn në Kosovë sa herë të dojë e pa ia prishur timin e duhanit. Ja çka thotë Vulini për lirimin e Vladimir Lazareviq-it, të  cilin  dje e priti në aeroportin e Nishit, të dënuarin e Hagës, gjeneralin Vladimir Lazareviç, ai tha: “është krenar se Lazareviq më në fund është i lirë, ngase ai luftoi me heroizëm për vendin e tij”, transmeton “KosovaPress”. “Ai u mirëprit nga shteti siç duhej të bëhej, Serbia nuk është më një vend që heq dorë nga heronjtë e saj, ky është një vend që krenohet me gjeneralët e tij”, tha Vulin për televizionin “Pink”.

Kjo do të thotë se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga krimi e gjenocidi që e ushtruan në Kroaci, B e H e në Kosovë, për çka ishte i dënuar Lazareviq-i. Kjo është dëshmi se ajo as që do t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, me viktimën e saj të fundit. Ndërsa Kosova duhet të heqë dorë nga lufta e saj e lavdishme dhe heronjtë e saj. Kështu është kur në qeverisjen e vendit qeverisin ata që jo vetëm që nuk ndiejnë obligim që t’i mbrojnë frytet e luftës çlirimtare, por përkundrazi ata në mënyrë më të pa pafytyrë akuzohen, madje edhe nga përfaqësues të popullit në institucionet e shtetit?!

A duhet t’i thërrasin mendjes qeveritarët tanë?

Unë them Po! E Ju?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.