Krishtlindje, Meta: Ndryshim që vjen nga besimi te dashuria
Një ndryshim që vjen nga besimi te dashuria ka qënë mesazhi i kreut të Kuvendit Ilir Meta, në ditën e Krishtlindjes.
Duke uruar nga Kisha Ortodokse, pas takimit me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, Meta uroi më shumë begati për të gjithë.
“Çelësi i përpjekjeve, sakrificave të të gjithë ne për ndryshim, për një ndryshim që fillon nga vetja, nga familja dhe që shkon tek e gjithë shoqëria, një ndryshim për botën tonë të vogël dhe botën tonë të madhe në emër të dashurisë dhe respektit ndaj Zotit. Ndryshimi që vjen nga besimi te dashuria”, tha Meta.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, bëri me dije se bashkia “do të ofrojë gjatë gjithë këtyre ditëve vakte falas” për më të pamundurit.
“Secili të bëjë minimumin e vet dhe të lërë mënjanë kritikat për punën e të tjerëve. Shpresoj që viti i ardhshëm të jetë për zgjidhje dhe jo konflikte”, deklaroi Veliaj.