☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.57 ▲0.32%
ARI 4,849 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,313 ▼ -0.11% ETH $2,333 ▼ -1.34% XRP $1.3588 ▼ -0.45% SOL $83.5700 ▼ -2.66%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.57 ▲0.32 % ARI 4,849 ▼0.02 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.57 ▲0.32 % ARI 4,849 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
roze

Kritikohet Madonna, “shfrytëzoi ngjarjet në Francë për albumin e saj”

Sloganit “Je Suis Charlie” (Unë jam Charlie), në rrjetet sociale online iu bashkuan shumë emra të njohur të artit, politikës e fushave të tjera. Ndër to ishte edhe Madonna.

1420891318madonaKëngëtarja postoi disa herë imazhe dhe mesazhe me hashtagun “Je Suis Charlie”, por shpejt u vendos në qendër të kritikave sepse po shfrytëzonte masakrën e ndodhur në zyrat e revistës satirike franceze ditën e mërkurë për të promovuar albumin e saj të ri “Rebel Heart”.

Kritikat shpërthyen nga disa prej ndjekësve të këngëtares në Instagram, pasi vetë diva e popit, disa postime për solidarizimin me masakrën në Francë i shoqëroi me hashtagë promovues për albumin e ri të saj.

Sa për albumin, ai nuk ka dalë ende në treg, por një kopje e tij, jo e përpunuar qarkullon në internet dhe këtë fenomen, Madonna e cilësoi “një përdhunim artistik”.

“Ky është një përdhunim artistik! Në internet po qarkullojnë këngë demo, gjysma e të cilave nuk do të jetë pjesë e albumit tim dhe gjysma tjetër ka ndryshuar. Kjo është një formë terrorizmi! Përse njerëzit duan të shkatërrojnë një proces artistik? Pse vjedhin? Përse s’më jepni mundësinë ta përfundoj dhe t’u ofroj më të mirën time?”, shkruan këngëtarja në Instagram.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.