Ekonomia

Kriza e çmimeve, bie fuqia blerëse! Mishi e djathi ‘luks’!

Rritja e çmimeve të produkteve  dukshëm ka prekur fuqinë blerëse të konsumatorëve shqiptarë. Shumë qytetarë thonë se produktet e bulmetit dhe mishit tashmë u janë kthyer në ushqime luksi.

 “Ça mishi. Është bërë djathi i lopës 9500 lekë. Përgjysmë marrim. Ne na kanë vënë litarin në fyt fare” , tregon një qytetar.

Si ky çift në tregjet e Tiranës gjen shumë. Me të njëjtën shumë parash që para luftës blinin produkte që ndoshta mund t’i ruanin në raftet e kuzhinës, sot i dalin vetëm për konsumin ditore.

“I kam reduktuar blerjet. Kemi hequr dorë nga mishi, djathi e kemi vajtur tek gjiza. Por dhe gjizën se blej dot se ka shkuar 3000 mijë e 4000 mijë. Frutat e thata nuk i blejmë dot, janë frutë i ndaluar. Ne zgjedhim ato të kalburat që nxjerrin tregtarët”.

“Speca, kungull mandarina. Reduktuar i kemi. Shtrenjtë janë. Sa për shpenzimet e ditës. 15 mijë-20 harxhoj dhe nuk mjaftojnë. Shtrenjtë jetesa. 700-800 në muaj. Vetëm për të ngrënë”.

“Morëm pak oriz se ishte me ofertë. Nuk ja dalim dot se 130 mijë lekë pension. Kam fëmijët, po çfarë fitojnë. Kemi hequr dorë nga gjërat më luksoze, mishrat”, tregojnë qytetarët.

Për të mos e ndjerë peshën e rritjes së çmimeve, qytetarëve u mjafton të kërkojnë nëpër treg për të gjetur produktet më lira, qoftë edhe 5 lekë më pak.

“I pash të gjitha me sy dhe u ngopa duke i parë. Kaq. Jo vetëm sot, por shumë ditë. Pensioni nuk na del. Vetëm ilaçe e fizioterapi për dorën sa kam harxhuar. O do shëroj dorën ose do ha. Inshallah na dëgjojnë zërin”, tha një qytetar.

Rënien e fuqisë blerëse e ndjejnë edhe marketet e lagjeve.

“Përpara kishte shitje tjetër. Ka shkuar çmimi i djathit 950 lekë. Më para shisnim 10 kilogram në javë, tani nuk shesim dot. As gjysmë kove nuk shitet. Edhe vaj shumë pak. Nga 1700 lekë ka shkuar 3200 lekë”, tregon një punonjës.

Situata e ka detyruar të shtojë emrat e klientëve në listën e borxheve.

 “Na vjen zor mos me ju dhënë. Me mbledhjet që kam deri tek 600-700 mijë lekshi. Borxh ju jap dhe njerëzve që njoh dhe njerëzve që nuk i njoh. Kam frikë, por na vjen zor. Dihet gjendja e atyre. Ka disa fletore që i kam hequr. Borxhe të vjetra. I kam lënë në magazinë, i kam grisur.

“Po blejnë ushqime borxhe. Arsyeja e parë është rritja e çmimeve. Nuk e përballojnë dot. Disa që njohim i japim. Nuk i sjellin në kohë, kur marrin rrogat. Marrin deri në 200-300 mijë lekë. Nuk mundem shumë t’i ndihmoj se dhe mua më duhen lekë të marr mall”, tregojnë shitësit.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button