Paratë e pista në Call Center/ Miliona euro u hodhën në ndërtim

Jo vetëm para droge, por në Shqipëri  dyshohet edhe pastrimi i parave nëpërmjet të ardhurat të jashtëligjshme nga call-centerat.

Hetimi më i fundit i EuroJust konfirmoi se qindra qytetareve evropiane u ishin zhvatur çdo tre muaj 50 milionë euro, nga call-centera fantazëm të shtrirë në disa shtete dhe të gjurmuar prej 2018.

Por megjithëse zyrtarisht ne konferenca te ndryshme është pranuar se paralelisht me sekuestro dhe arrestimet, kishin nisur hetimet për pastrim parash, deri me tani nuk ka asnjë dosje te finalizuar me sukses ndaj kompanive dhe shtetasve qe pastrojnë para nga ky krim.

Në hetimin më të fundit, ku 200 forca policore bashkëvepruan me EuroJust për të zbuluar qendrat e telefonatave mashtruese, rezultoi se Shqipëria ishte baza e këtij grupi kriminal. Edhe pse Shqipëria po dështon në luftën ndaj pastrimit të parave, është Komisioni Europian ai që ka ngritur shpesh zërin nëpërmjet institucionit të saj MoneyVal që vendin e ka dizenjuar në listën gri për pastrimin e parave që nga 2018-ta.

Ekspertët e ekonomisë pranojnë se paraja informale po ndikon drejtpërdrejt tek çmimet e larta në fushën e ndërtimeve, ashtu siç është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Pastrimit të Parave se sektori ofron lehtësi të shumta për t’i bërë paratë e ligjshme.

“Nga një raporti i institucioneve ndërkombëtare kundër krimit dhe korrupsionit dy vite më parë është evidentuar se 60% e kompanive që kanë marrë leje ndërtimi nuk kanë kurrfarë përvoje në këtë sektor. Një numër i madh i lejeve të ndërtimit ndryshojnë pronar pas marrjes së lejeve të ndërtimit. Më shumë se gjysma e transaksioneve për blerjen e parave kryhen nëpërmjet parave në dorë dhe jo nëpërmjet bankave”, tha Zef Precci-ekspert ekonomie.

“Tregu i ndërtimit është vetëm për 10% të individëve të pasur në Shqipëri dhe nëse ata kaun mundësi të blejnë gjithnjë e më shtrenjtë, çmimet e apartamenteve do të rriten. Fakti pallatet i kanë çmimet shumë të larta që në themel do të thotë që investitorët i kanë xhepat shumë të thellë, ndërsa nuk ka asnjë trysni financiare që të ulin çmimet tregon se qarkullimi i parave të jashtëligjshme është mjaft i lartë”, u shpreh Gjergj Erebara-gazetar i BIRN Albania.

Nëpërmjet të dhënave zyrtare SPAK tregoi se nga pasuritë e krijuara nga trafiku i drogës sekuestroi për një vit gati 19 milionë euro llogari bankare të personave të proceduar për trafik, ku shumë prej aseteve ishin pasuri të patundshme. Për call centerat hetimi është zero.

One thought on “Paratë e pista në Call Center/ Miliona euro u hodhën në ndërtim

  1. Eshte mese e lehte te gjurmosh parate e krimit ka pas thene Borselino.Gjurmo burimin e investimit dhe do dalesh ke mafiozet e vertete.Shqiperise i duhet nje Borselino Shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *