☁️
Tiranë 12°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.16 ▲2.04%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,997 ▼ -1.72% ETH $2,120 ▼ -2.35% XRP $1.3867 ▼ -2.46% SOL $88.9200 ▼ -4.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.16 ▲2.04 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Kriza e emigrantëve, liderët e BE-së bien dakord për shpërndarjen e tyre

Kriza e emigrantëve në detin Mesdhe, në sfondin e kërcënimeve të Italisë për reagim të ashpër të saj, në rast se nuk arrihet një marrëveshje, duket se po gjen zgjidhje.

Gjatë samitit të Brukselit, i cili nisi të enjten, liderët e BE-së ranë dakord për të përshpejtuar zhvendosjen e mijëra emigrantëve të ardhur në Itali dhe në Greqi. Kreu i samitit, Donald Tusk tha se 40 mijë emigrantë do të shpërndahen në shtete të tjera të BE-së gjatë dy viteve të ardhshme.

Më parë, Tusk u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së për të ndarë barrën e emigrantëve, të cilët kanë kaluar Mesdheun duke kërkuar një jetë më të mirë në Europë, por ai tha se nuk u arrit një marrëveshje për vendosjen e kuotave të detyrueshme. “Ne nuk kemi nevojë për deklarata boshe, por për vepra konkrete dhe numra”, tha ai.

Të paktën 153 mijë emigrantë janë përpjekur për të hyrë në shtetet e BE-së vetëm gjatë këtij viti, një rritje prej 149% krahasuar me një vit më parë, sipas “Frontex”.

Ngërçi i krijuar, sidomos muajt e fundit, i ka vënë në vështirësi të mëdha autoritetet e Italisë, Greqisë dhe Maltës, tre vendet e përballura me valën e parë të klandestinëve të mbërritur nga Afrika Veriore.

Kryeministri italian Matteo Renzi ka kaluar në paralajmërime të qarta se, po nuk u prodhua një marrëveshje e drejtë në Bruksel, atëherë vendi i tij do të kalojë në planin B, që është lëshimi i vizave të përkohshme, që do t’u lejojnë emigrantëve të udhëtojnë lirshëm, falë rregullave të zonës “Shengen” në vende të tjera europiane përtej Italisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.