Kriza energjetike/ Balluku: Do të ketë ndërprerje ndriçimi në këto akse rrugore. Thirrja për bashkitë: Pas mesnatës në “errësirë”
Ndërkohë do të ketë ndërprerje dhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim sic janë: bypassi i Fierit me hyrje daljet e tij, Lezhë Shëngjin me degëzime dhe Shkodër-Hani i Hotit në degëzimet e tij. Pas orës 12 të mesnatës do i kërkohet bashkive që të fikin ndriçimet që nuk paraqesin domosdoshmëri.
Ministrja Balluku shtoi se është marrë masa për të kufizuar energjinë për ndriçimin që nuk është i domosdoshëm, ndërsa nuk do të cenohen rrethrrotullimet.
Balluku: Nuk do të cenojmë rrethrrotullimet Rrogozhinë Lushnje, Shkodër Hani i Hotit, Lezhë Kakariq, degëzimi i fabrikës së çimentos. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.
Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin. Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë.
Qeveria ka vendosur të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël, nuk do të ketë ndryshime. Duhet kuptuar që të gjithë duhet të kursejmë, ndodhemi përpara një fakti sepse sasitë janë të limituara. Për të mos u ndodhur përpara një situate që të ketë ndërprerje, ndaj të gjithë së bashku për të na dhënë mundësinë të ruajmë çmimin dhe pasur mundësinë të kursejmë. Bashkë do e kalojmë këtë krizë ashtu si dhe ato të tjerat.