☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,037 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,261 ▲ +0.13% ETH $2,329 ▲ +0.45% XRP $1.3128 ▲ +1.49% SOL $100.6600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Kriza në Lindjen e Mesme, importet e lëndëve djegëse 35% më të shtrenjta në prill

Në muajin prill 2026, importet e naftës dhe lëndëve djegëse në Shqipëri rezultuan 35% më të shtrenjta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rritje e fortë erdhi si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme, që ka krijuar pasiguri të mëdha në korridoret kryesore të transportit detar të naftës, si ngushtica e Hormuzit.

Një kilogram nga grupi “ lëndë djegëse”, i cili dominohet nga nafta dhe benzina u importua me çmim 101,9 lekë për kilogram në prill 2026  ose 35 për qind më shumë se prilli 2025 ku një kilogram u importua me 75.3 lekë (çmimet u kalkuluan duke pjesëtuar vlerën totale të importeve të grupit “Lëndët djegëse minerale” me sasinë përkatëse në kilogram).

Duke analizuar çmimet për kilogram të importit të lëndëve djegëse që nga fillimi i vitit, në janar 2026, ky tregues ishte 55.2 lekë për kilogram, dukshëm më poshtë se niveli prej 84.2 lekësh i janarit 2025. Edhe muaji shkurt dëshmoi një situatë të përmbajtur me 69.4 lekë për kilogram, krahasuar me pikun prej 96.8 lekësh që ky grup produktesh kishte prekur në shkurtin e vitit 2025.

Përfshirja e Iranit në konflikt ushtarak me 28 shkurt 2026 ka krijuar një panik të menjëhershëm në bursa, duke detyruar kompanitë e sigurimeve detare të rrisin në nivele ekstreme primet e rrezikut për anijet që lundrojnë në këtë rajon.

Ky shtrenjtim i siguracioneve, i kombinuar me vendimin e shumë kompanive të transportit për të shmangur rrugët e rrezikuara duke zgjedhur trajektore më të gjata rreth Afrikës, ka sjellë një rritje të menjëhershme të kostove të transportit detar. Edhe pse sasia fizike e naftës mund të jetë e disponueshme, kostoja për ta sjellë atë deri në portet tona është rritur.

Efektet e këtij shoku në çmimet e importit pritet të ndihen gjerësisht dhe me një efekt domino në të gjithë ekonominë e vendit tonë. Nafta dhe nënproduktet e saj përbëjnë lëndën parësore energjetike për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, që do të thotë se çdo rritje e kostos së tyre transferohet pothuajse menjëherë te kompanitë e logjistikës dhe shpërndarjes. Ky shtrenjtim i transportit rrit automatikisht koston e çdo produkti tjetër të importuar ose të prodhuar në vend, që nga produktet bazë ushqimore e deri te materialet e ndërtimit, duke u bere shkak për një valë të re inflacioniste.

Përtej transportit, sektori industrial dhe ai i prodhimit vendas, i cili mbështetet te lëndët djegëse minerale, do të përballet me rritje të kostove të prodhimit. Në skenarin më të mundshëm kostot transferohen te qytetarët, duke bërë që fuqia blerëse e familjeve shqiptare do të pësojë një rënie dhe konsumi te tkurret./B.Hoxha

Burimi: INSTAT

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.