☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,695 ▲0.93%
DOW 52,399 ▲0.35%
NASDAQ 26,278 ▲1.24%
NAFTA 102.09 ▼1.14%
ARI 4,033 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,712 ▲ +0.03% ETH $2,338 ▼ -0.42% XRP $1.3022 ▲ +0.07% SOL $102.2700 ▲ +0.56%
S&P 500 7,695 ▲0.93 % DOW 52,399 ▲0.35 % NASDAQ 26,278 ▲1.24 % NAFTA 102.09 ▼1.14 % ARI 4,033 ▲0.61 % S&P 500 7,695 ▲0.93 % DOW 52,399 ▲0.35 % NASDAQ 26,278 ▲1.24 % NAFTA 102.09 ▼1.14 % ARI 4,033 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

KROACI – Greva godet Zagrebin, dy ditë pa transport dhe pa grumbullim të mbeturinave

ZAGREP, 29 shtator /ATSH – AA/ – Greva e punonjësve të Tramvajit Elektrik të Zagrebit (ZET) dhe “Zagreb Holding”-ut çoi në ndërprerjen e plotë të transportit publik dhe në ndërprerjen në shkallë të gjerë të grumbullimit të mbeturinave në kryeqytetin kroat.

Punonjësit e Tramvajit Elektrik të Zagrebit (ZET) hynë në grevë të hënën në orën 03:30 të mëngjesit, gjë që çoi në pezullimin e transportit publik me tramvaj dhe autobus në kryeqytetin dhe qytetin më të madh kroat.

Për shkak të grevës, tramvajet dhe autobusët e ZET-it nuk qarkullojnë në Zagreb ndërsa në rrugët e qytetit dhe në stacionet e autobusëve vërehen turma njerëzish si pasojë e pezullimit të transportit publik.

Greva u organizua nga sindikatat e punonjësve të ZET-it si dhe nga përfaqësuesit sindikalë të punonjësve të ndërmarrjes “Pastrimi”, e cila, nga ana e saj, kryen grumbullimin minimal të domosdoshëm të mbeturinave para spitaleve, kopshteve etj.

Detajet e kërkesave të tyre dhe rrjedha e mëtejshme e pezullimit varen nga negociatat midis përfaqësuesve të punëtorëve dhe institucioneve kompetente ndërsa aktualisht gjykata kompetente po vendos nëse greva është e ligjshme apo jo.

Përfaqësuesit e sindikatës kërkojnë rritje page, edhe pse paga mesatare e një shoferi të ZET-it është 1.992 euro, ndërsa punonjësit në ndërmarrjen “Pastrimi” kanë një pagë mesatare prej 1.651 eurosh.

Janë shmangur ndërprerjet e mëdha të trafikut sepse qytetarët u organizuan – si me iniciativën e tyre, ashtu edhe në përgjigje të thirrjes së kryetarit të bashkisë.

Vetëm dy tramvaje dhe një autobus janë në qarkullim në qytet gjatë grevës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.