☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.84 ▼4.88%
ARI 4,566 ▲3.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,660 ▲ +1.49% ETH $2,183 ▲ +1.55% XRP $1.4253 ▲ +1.03% SOL $93.1000 ▲ +2.17%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

KROACI – Ish-kryeministri Sanader dënohet sërish me burg për korrupsion

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, i cili udhëhoqi qeverinë konservatore nga viti 2004 deri në 2009 u dënua me gjashtë vjet burg, në shkallën e parë të gjykimit, pasi u shpall fajtor për korrupsion.

Mbi të rëndoi akuza e shitjes së një pjese të ndërmarrjes kroate të naftës ”Ina” te gjiganti hungarez MOL, përpara 10 vjetësh.

Së bashku me ish-kryeministrin, u dënua në mungesë me dy vjet burg, edhe kryetari i bordit të kompanisë MOL, Zsolt Hernadi, i cili gjithmonë ka refuzuar të paraqitet në gjyq duke e konsideruar procesin një operacion politik.

Gjykatësi ka theksuar se Hernadi i ka paguar në vitin 2008 një ryshfet prej 10 milionë eurosh Sanaderit për ta siguruar atë që qeveria kroate do të favorizonte për kontrollin e naftës kompaninë hungareze.

Kjo kontratë ku MOL ka 49% të aksioneve të ”Ina”-s, ku qeveria kroate është aksionarja e dytë me 45%, i ka shkaktuar një dëm serioz interesave të Kroacisë.

Sanader është dënuar edhe në dy raste të tjera korrupsioni, njëra prej të cilave u konfirmua në Kasacion, ndërsa një gjykim i tretë është ende në vazhdim.

Ish-kryeministri nuk ishte i pranishëm në dhënien e dënimit, të cilin e mësoi nga burgu i Zagrebit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.