Rajoni

Kroacia dënon ashpër rrethimin e kufirit nga Sllovenia

Ministria kroate e Punëve të Jashtme i dorëzoi ambasadorit slloven në Zagreb një protestë të ashpër për shkak të rrethimit me tela me gjemba që Sllovenia vendosi në një pjesë të kufirit kroat për vendosjen e kontrollit mbi emigrantët.

”Ne i kërkojmë Sllovenisë që në afatin më të shkurtër kohor ta heqë këtë rrethim”, theksohet në protestë.

”Gjatë vendosjes së rrethimit me tela me gjemba në kufirin me Kroacinë, ushtarët sllovenë hynë në territorin kroat të Sutlas dhe në zonë u dërguan forca të ndërhyrjes së shpejtë të policisë kroate”, deklaroi ministri kroat i Punëve të Brendshme, Ranko Ostoiç.

Sllovenia filloi dje ngritjen e barrierave me tela me gjemba në kufirin me Kroacinë, pasi njoftoi për vendosjen e pengesave teknike për të kontrolluar më mirë mbërritjen e imigrantëve.

“Sllovenia e justifikon këtë masë  me perspektivën  për një fluks tjetër masiv prej 30 000 personash në ditët e ardhshme. Kufijtë e vendit të vogël prej dy milionë banorësh do të qëndrojnë të hapur”, theksoi kryeministri slloven, Miro Cerar.

Sllovenia është bërë vendi kryesor i hyrjes së imigrantëve në zonën Schengen që prej mbylljes nga Budapesti të kufirit me Kroacinë më 16-17 tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button