Kryemadhi: Antimafia italiane konfirmoi deklaratat tona
Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, raporti i antimafias italiane për hashashin konfirmoi deklaratat e opozitës për gjendjen e trafikut të drogës në vend.
Në takimin me strukturat vendore të partisë në Gjirokastër, Kryemadhi u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist që vijon të mbetet në tranzicion.
“Shqiptarët ja kanë dhënë disa herë mundësinë edi ramës. Ja dhanë disa herë si kryetar bashkie, ja dhanë në 2013 bashkë me LSI-në për të qenë kryeministër dhe në 2017 me paratë e drogës. Por politika nuk ua dha asnjëherë mundësinë shqiptarëve, ndaj është koha që t’u japim mundësinë shqiptarëve për t’u shkëputur nga ky tranzicion. Rruga në të cilën na ka futur qeveria e rilindjes është duke na çuar drejt një humnere pa shpresa”, deklaroi ajo.