Politika

Kryemadhi: Motivi ynë, ëndrrat e tyre ti çojnë para brezi i ri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke u shprehur se motivimi i sotëm është që ëndrrat e atij brezi të çohen më tej nga brezat e rinj.

“29 nëntori është ditë e shënuar, dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazifashizmi. Pavarësisht se ushtria jonë ishte një ushtri modeste në armaturë dhe në numër, por kjo gjë tregoi dhe njëherë se nuk janë armët dhe nuk është numri që bën fitoren, po vullneti, dëshira, përkushtimi dhe zemra për të fituar beteja që kanë të bëjnë me gjëra të rëndësishme siç është liria e një populli. Dhe historia e vjetër e botës, por dhe historia jonë e re tregon dhe njëherë, mjafton të kesh dëshirë dhe përkushtim në zemër për të arritur atë që do. Motivimi ynë mbetet që ëndrrat e tyre ti çojnë më tej brezat e rinj”, tha Monika Kryemadhi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button