Bota

Kryemadhi: Rama të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar me strukturat në Shkodër, ku ka deklaruar se LSI është e vendosur të “demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal”.

“Rama është kthyer në një lolo televizionesh, të dorëzojë Lolon dhe të lërë drejtësinë të bejë punën e saj. LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithe zinxhirin kriminal”, ka thënë Kryemadhi.

Kryemadhi e ka vënë theksin tek padrejtësitë që sipas saj qeveria “Rama” u ka shkaktuar qytetarëve për të favorizuar klientelën e saj.

“Vetëm në këtë vit qeveria iu ka hequr nga xhepat shqiptarëve 70 milionë euro, të cilat ua ka dhënë xhepave të oligarkëve. Me këto para që i janë grabitur shqiptarëve mund të ishin hapur të paktën 70.000 vende pune për ta”, ka deklaruar Kryemadhi.

Ajo ka theksuar se, LSI është më shumë se kurrë e vendosur për të demaskuar kryeministrin Rama dhe zinxhirin kriminal që ai ka instaluar.

“Ne jemi të vendosur në rrugën tonë. Jemi të rreshtuar nga ata njerëz të cilët marrin më pak se 2 dollarë në ditë”, ka thënë Kryemadhi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button