BB: Ngadalësohet ritmi i rritjes ekonomike në Shqipëri, duhet transparencë për PPP
Më tej, përfaqësuesit e BB kanë sqaruar edhe Partneritetin Publik Privat (PPP), duke u shprehur se ato nuk janë njëgjë e keqe, por që duhen bërë transparente.
Përfaqësuesja e BB: Kur bëhet fjalë për investimet e koorporatës shqiptare kemi një sërë shqetësimesh, që ja kemi komunikuar qeverisë. Jemi ende në proces rishikimi të draftit të fundit. Jemi të hapur ta mbështesim qeverinë, në mënyrë si ajo do të ecë përpara për një sërë çështjesh.
Shijaku: Po punojmë për hartimin e një raporti për PPP, ku synohet jo vetëm dhënia e informacionet për kostot e kontratave, por edhe performanca e tyre. Ky është një instrument shumë i nevojshëm për të pas më shumë përfshirje të publikut në vendimmarrjen e qeverisë. Sipas standardeve ndërkombëtare, jo çdo kontratë PPP mund të kontabilizohet si pjesë e borxhit publik. Duhet parë çdo kontratë me imtësi. Përafrimi me standardin ndërkombëtar duhet të ndodhë me të gjitha institucionet.
Përfaqësuesja e BB: PPP nuk janë një gjë e keqe, pasi asnjë vend nuk i përmbush dot nevojat infrastrukturore pa bashkëpunim me privatin, por ato duhen bërë transparente. Çështja është si instrukturohen ato, duke parë përfitimet për të dyja palët e përfshira, si dhe përparësitë që ka vendi. Sektori bankar duhet të vendosë ku të investojë. Kemi një sektor mjaft të gjallë këtu në Shqipëri. Çdo qeveri duhet t’i marrë shumë seriozisht.