Kryeministri britanik ka dalë nga spitali: “Ua kam borxh jetën time”
Johnson kaloi tre netë në kujdes intensiv pasi të dielën e kaluar u pranua në spital. Ai u testua pozitiv ndaj koronavirusit më 26 mars.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka lënë spitalin pas një javë trajtimi pasi u testua pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).
Zëdhënësi i tij tha se kryeministri ka dalë nga spitali për të vazhduar rimëkëmbjen e tij në ‘Chequers’, shtëpinë e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.
“Me këshillën e ekipit të tij mjekësor, kryeministri nuk do të kthehen menjëherë në punë. Ai falënderon të gjithë spitalin ‘St Thomas’ për kujdesin e shkëlqyer që ai ka marrë. Të gjitha mendimet e tij janë me të prekurit nga kjo sëmundje”, tha zëdhënësi.
Dje, mediat lokale raportuan se Johnson falënderoi punonjësit e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit për kujdesin ndaj tij, duke theksuar se, “Unë nuk kam si t’i falënderoj ata. Ua kam borxh jetën time”.
Johnson kaloi tre netë në kujdes intensiv pasi të dielën e kaluar u pranua në spital. Ai u testua pozitiv ndaj koronavirusit më 26 mars.
Autoritetet shëndetësore britanike dje njoftuan se numri i vdekjeve në mbarë Mbretërinë e Bashkuar është 9.875, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara 78.991.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, virusi COVID-19 është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.
Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.7 milionë, me pothuajse 110 mijë vdekje dhe afër 406 mijë të shëruar.