🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,772 ▼ -2.64% ETH $2,181 ▼ -2.72% XRP $1.3233 ▼ -1.42% SOL $81.6900 ▼ -3.18%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Kryeministri i Malit të Zi komenton shtyrjen që i bëri Trump në Bruksel

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic, e ka komentuar me “sportivitet” shtyrjen që ia ka bërë Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Bruksel në Samitin e NATO-s teksa përfaqësuesit e shteteve anëtare po përgatiteshin për të bërë fotografinë familjare.

Kryeministri Markovic ka thënë se Trump edhe e meriton të jetë në rendin e parë të liderëve, si udhëheqës i superfuqisë më të madhe botërore.

“I kam parë reagimet. Ajo ishte një situatë pa ndonjë tendencë. Nuk e përjetoj në asnjë mënyrë tjetër. Dua të them se është e natyrshme që Presidenti i SHBA-së të jetë në rendin e parë. Mali i Zi mbetet i dedikuar miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.
Ai madje ka thënë se me Trump ka biseduar dy herë gjatë Samitit. Së pari, ka thënë se me të ka biseduar rreth 20 minuta ndërsa më vonë gjatë punimeve të samitit të NATO-s kanë po ashtu kanë shkëmbyer muhabete.

Markovic, vendi i të cilët dje formalisht ka marrë pjesë në takimin e NATO-s, pak ditë para anëtarësimit të plotë në aleancën më të fuqishme të botës, ka thënë se e ka falënderuar Trumpin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në Senatin Amerikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.